E rrallë/ Vertogen, fëmijët e tij tifo për Portugalinë
Ka pasur raste kur ndjenjat sportive ndahen por kur i ke të gjithë kundër në shtëpi diçka duhet “bërë”.
“Nuk mendoj se ata e kuptuan shumë mirë”,thotë 34 vjeçari i Belgjikës.
Pamje e bukur gjatë konferencës së djeshme për shtyp, në prag të Belgjikë-Portugali. Jan Vertongen, mbrojtës i Djajve të Kuq dhe i Benfikës në Portugali, foli për derbin e çuditshëm që do të zhvillohet në shtëpinë e tij:
“Fëmijët e mi shkojnë në shkollë në Lisbonë dhe, si të gjithë, ata bëjnë tifo për ekipin portugez. Unë duhej t’i shpjegoja atyre se babai do të luajë kundër Portugalisë. Nuk mendoj se ata e kuptuan shumë mirë”, tha ai i kënaqur.
“Unë bëra paraqitjen time të parë dhe të 100-të me Belgjikën kundër Portugalisë. Ajo përfaqësuese duket se lidh në një mënyrë karrierën time. Do të jetë e veçantë ta përballoj edhe një herë.”