Sot/ Holanda dhe Belgjikë-Portugali

Pas kualifikimit të Danimarkës spektakolare ndaj Uellsit dhe Italisë pa shkëlqim në përballjen me Austrinë, sot radha e dy përfaqësuesëve të tjera për të marrë një biletë çerekfinaljeje të Euro 2020.

Në 18:00 Holandë-Republika Çeke në ‘Pushkash Arena’ të Budapestit. Aty ku tifozët mbushin në kapacitet të plotë impiantin e ndërtuar në 2019 (kapaciteti 67 215). Rusi, Sergei Karasev do të vendosë drejtësi në këtë sfidë.

Ndërkaq mbrëmja vjen me një tjetër përballjeje titanësh në Kartuja të Seviljes teksa në fushë skuadra e parë e rang listës së FIFA-s, Belgjika dhe kampionët në fuqi të Europës, Portuglia. Gjykon gjermani Feliks Bryzh.

Ndeshjet për 1/8 at: 27/06/2021

18:00 Holandë- Republika Çeke

21:00 Belgjikë-Portugali

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!