Holanda jashtë Europianit, De Ligt e ndëshkon
Vjen blofi i parë, Holanda mundet nga Çekia dhe nis para kohe pushimet e verës. Çekia në turin tjetër ndaj Danimarkës.
Faza për 1/8: Holandë-Republika Çeke 0-2
Dalja me të kuqe e mbrojtësit De Ligt, simetrike me atë të Canës në 2016 në Zvicër-Shqipëri hapi skenare të reja në përballjen Holandë- Çeki të luajtur sot në ‘Pushkash Arena’ të Budapestit.
Prekja e topit me dorë nga mbrojtësi tulipan, u vlerësua nga VAR si e qëllimshme dhe për pasojë ai mori të kuqe duke ua bërë më të thjeshtë çekëve kualifikimin.
Çekia figuroi konkrete ndërsa golat janë shënuar në pjesën e dytë në momentin më kritik të ndeshjes. Në gol shkuan, pikërisht dy prej lojtarve më të spikatur te skuadra e Çekisë, fillimisht Holesh e më pas nga sulmuesi i Leverkusën Patrik Shik. Por njeriu i ndeshjes te çekët u duk portieri Vaclik shpëtimtar pak çaste më parë se De Ligt të dilte me të kuq.