Reja: Prezantim dinjitoz, po fitojmë siguri

Edi Reja, trajneri kuqezi u shfaq mjaft i gëzuar pas barazimit 0-0 në miqësoren e sotme në Kardif me Uellsin 0-0. Edhe pse pati një moment paniku teksa 75 vjeçari u përplas me Manajin në rrëshqitje e sipër, italiani i pankinës shqiptare nuk u ndie aspak keq. Lidhur me performancën e të tijëve në fushë ai deklaroi:

Duhet të marrim nëkonsideratë edhe faktin që ekipi kundërshtar është i fortë. Nuk ishte e lehtë në pjesën e dytë, ata aktivizuan edhe një sulmues tjetër të fortë.

Në pjesën mbrojtëse luajtëm mirë, por bëmë pak në sulm. Uellsi është një skuadër shumë e fortë. Duhet të ndryshojmë sjellje në kundërsulm, duhet të jemi më të shpejtë dhe më të saktë.

Kemi bërë mirë në pjesën e parë, por në pjesën e dytë vuajtëm. Kur skuadrat kundërshtare bëjnë presing dhe zhbalancohen, duhet të jemi të aftë të hidhemi në kundërsulm dhe t’i ndëshkojmë. Rezultati mbetet pozitiv, por edhe paraqitja mbetet pozitive.

Balaj luajti mirë. Manaj dihet që është i mirë me topin, është një nga sulmuesit më të mirë që kemi. Më pëlqyen të katër sulmuesit. Selmani ishte debutues, por luajti mirë dhe tregoi personalitet. Edhe në topat e lartë ishte shumë mirë, besoj se gjetëm një lojtar të ri që mund të na shërbejë në të ardhmen.

Mund të kemi bërë ndonjë gabim në daljet përpara, por në përgjithësi kemi bërë mirë. Uellsi është ekip i fortë, të bën presing, por treguam vlera në aspektin karakterial dhe në duele. Nëse fitojmë më shumë siguri kur rinisim aksionet, do të ishte një hap i madh i hedhur përpara”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!