Debutimi/ Selmani: Pata emocione por bëra mirë

Në barazimin 0-0 të shtunën në Kardif me Uellsin në portën e Shqipërisë u pa të debutojë portieri Gentian Selmani. Edhe pse miqësore dhe rastet ishin me piktore, n dy tri momente, gardiani i ri i kuqezinjëve, tragoi klas e siguri duke marrë notë maksimale.

Për FSHF ai ka thënë:

“Mendoj se ishte një ndeshje e luftuar. Një barazim ishte i drejtë pasi të dy ekipet nuk është se krijuam shumë raste. Ne u munduam të bënim lojën tonë por nuk arritëm finalizimin.

Këto ndeshje tani shërbejnë për ndeshjet eliminatore në shtator dhe me këtë grup që kemi, besoj se kemi lojtarë të mirë. Mendoj se mund të bëjmë mirë në eliminatoret e shtatorit pasi për atë po përgatitemi.

Kjo ishte ndeshja ime e parë, normale që do të kisha emocione, duke e ditur që isha në formacion. Por u mundova t’i menaxhoj mirë, të jepja më të mirën time duke luajtur thjesht dhe besoj se ndihmova ekipin që morëm këtë barazim. Shpresoj që të vazhdoj të punoj fort e të jap performanca edhe më të mira”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!