Kumbulla: Ndeshje e vështirë, u mbrojtëm mirë

Kumbulla, Ismajli dhe Gjimshiti, tre mbrojtësit e Seria A të pakalueshëm ndaj Uellsit.

21 vjeçari kuqezi Marash Kumbulla u rikthye të luajë titullar me Shqipërinë pas një pauze e cila e mbajti disa muaj larg.

Mbrojtsi i Romës së bashku me Gjimshitin dhe Ismajlin zhvilloi një ndeshje fanatstike në repartin mbrojtës duke e kthyer repartin e prapavijës të pakalueshëm nga sulmuesit e Uellsit.

Mbrojtësi pas takimit miqësor përfunduar 0-0, për Supersport komentoi kështu:

“Ishte një ndeshje e vështirë. Besoj se luajtëm mirë në anën mbrojtëse. Mbrojtëm bashkë, me gjithë sulmuesit. Kishim ndonjë rast për të shënuar. Gabuam, por nuk ka problem. Loja ishte e mirë. Besoj se përmirësohemi në anën taktike në vazhdim”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!