Ndal Uellsin, Shqipëri shëmbullore në Kardif

Miqësorja në Kardif: Uells-Shqipëri 0-0

Shqipëria performon si një skuadër e madhe në Kardif ndaj Uellsit vendas. Kombëtarja Kuqezi edhe pse me disa risi në përbërje diti të lujtojë si e barabatrë me skuadrën që vetë pas pak ditësh do të nisë fazën finale të Euro 2020.

Reja me një mbrojtje në lartësi, një mesfushë gjatë gjithë kohës aktive dhe me një vijë sulmuese që edhe pse nuk rrezikoi seriozisht (Rasti i Manajt në pjesën e parë ishte mundësi e mirë në fakt). Debutimi i Gentin Selmanit në portë impresionues.

Ndërkaq skuadra e Shqipërisë do të luajë pas tri ditëve në Çeki teksa do të jetë sërish në një miqësore me Republikën Çeke.

Formacionet:

Uellsi: Henesei, Ampadu (46′ Mur), Mefam, Devis, Uilliams, Levit, Alen, Ramsei, Norrington-Devis, Bruks, Roberts.
Trajner: R. Peixh

Shqipëria: Selmani, Gjimshiti, Kumbulla, Ismajli, Lenjani (61′ Trashi), Abrashi, Bare (76′ Laçi), Çekiçi (76′ Kallaku), Doka (46′ Veseli), Balaj (61′ Çikalleshi), Manaj (77′ Seferi).
Trajner: E. Reja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!