Shqipëria e re e Reja-s në provën Kardif

Sot / Miqësore në Kardif: Uells-Shqipëri (18:00).

Kombëtarja shqiptare sot në Kardif për të nisur ciklin përgatitor që do ti dërgojë kuqezinjtë te kualifikueset e Botërorit ‘Katar 2022’ gjatë shtatorit.

Në Uells dhe kundër Uellsit, Edi Reja 75 vjeçari i stolit të Kombëtares së Shqipërisë me një grup futbollistësh të reduktuar në cilësi por me elementë që mund të bëjnë shumë më mirë se në testet e shkuara…

Dilemat në formacion mbetën në të gjithë repartet. Risi e padiskutueshme prezenca e Gentian Selmanit mes shtyllave. Por në modoulin 3-5-2 të teknikut, ka vend për të tjerë “debutues”. Kështu Çekiçi pritet të nisë nga starti në pozicionin e vështirë të organizatorit.

Ndërkaq ende i pavendosur se cili do të jetë reparti sulmues. Manaj duket i avantazhuar përpara Cikalleshit e Balajt.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria: Selmani; Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti; Doka, Abrashi, Çekiçi, Bare, Lenjani; Balaj, Manaj. Tr: Edi Reja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!