Mikitarian si Ramos, jashtë liste

Pas “bombës” së lënjes jashtë liste të Serxhio Ramos nga Luis Enrike, një tjetër ikonë e një vendi futbollistik, evitohet nga kombëtarja. Madje thuajse me të njëjtën bujë.

Henrik Mkhitaran, mesfushori i Romës dhe lojtari ikonë e Armenisë ka postuar në rrjete se ai nuk është ftuar nga trajneri i Kombëtares për ndeshjet e radhës. Njeriu më i rëndësishëm në historinë e futbollit armen u evitua për ndeshjet që skuadra do të luajë kundër Kroacisë dhe Suedisë.

Ky është mesazhi që lojtari ndau në rrjetet sociale, duke nënvizuar habinë e madhe për përjashtimin e vendosur papritur:

“Për habinë time të madhe, unë u informova nga stafi i kombëtares armene se nuk jam thirrur në kombëtare. Arsyet që më dhanë nuk më bindin, por prapë u uroj fat lojtarëve tanë në ndeshjet e ardhshme”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!