Mançini në rrjete: Jam shumë i lumtur, faleminderit FIGC

Roberto Mançini pasi i ndyshoi pamje skuadrës së errët pas atij dështimi në 2018-ën teksa skuadra e Italisë nuk luajti në finalet e ‘Rusi 2018’, zgjati sot kontratën me FIGC deri në 2026-ën.

Ish-trajneri kampion i Sitit, mori drejtimin e Italisë tre vite më parë ndërsa krerët e Federatës ndihen shumë të lumtur me punën e kryer dhe sot kanë zyrtarizuar rinovimin me trajnerin.

Roberto Mançini, trajneri i ekipit kombëtar të Italisë, shkroi në Twitter një mesazh pas rinovimit me FIGC deri në 2026:

“Unë jam shumë i lumtur, falënderoj FIGC dhe Presidentin Gravina. Ne po përpiqemi të kryejmë një punë që i ka dhënë frytet e tij , fakti që kam arritur të krijoj një ekip që më pëlqen më jep kënaqësi të madhe dhe jam optimist për të ardhmen “.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!