Zyrtare: Flik merr Gjermaninë

Hansi Flik zyrtarisht do të jetë trajneri i ri i Gjermanisë në përfundim të “Euro 2020”. I saposhpoallur kampion i Bundesligës për të dytin sezon radhazi me Bajernin, 56 vjeçari do të marrë detyrën që aktualisht mbahet nga 60 vjeçari Joakim Lev.

Javët e fundit, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, tentoi ta rrëmbente trajnerin e suksesëve të shmuta për te Blaugranët në vend të Koemanit, por qëndrimi i tij ishte kundër. Dëshira ishte të drejtonte “Pancerat” ndërsa pas bisedave paraprake që kishte pasur me drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit sot ka marrë zyrtarisht profilin e pasuesit të Lëv.

Pas firmës, trajneri i ri i Gjermanisë tha:

Gjithçka ndodhi shumë shpejt, sidomos firma në kontratë. Por, jam shumë i lumtur të bëhem trajner i kombëtares. Sezoni sapo ka përfunduar dhe dy vitet e fundit me Bajern më përkufizojnë më së miri.

Shpirti i sluadrës dhe sjellja e lojtarëve kanë qenë të shkëlqyera dhe do të marr shumë që do të më ndihmojnë në rolin e ri. Jam i emocionuar për kualitetin që kemi te Gjermania, sidomos për të rinjtë. Kemi të gjitha arsyet për të qenë optimistë për turnetë e ardhshëm. Mezi pres të vendos në punë idetë e mia”.

Ndërkaq, sikundër është bërë e ditur, vendin e Flik te Bajern Mynih do ta marrë trajneri i Lajpcig, Julian Nagelsman.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!