Xhaferi, favoriti i blerjes së Vllaznisë

Sot u zhvillua faza e dytë e ankandit për shitjen e aksioneve të klubit të Vllaznisë. Bashkia ka pranuar ofertat dhe ka shikuar dokumentacionet e pretendentëve ndërsa ka njoftuar edhe se do t’i shqyrtojë ato. Shkodra Sport, shkruan se Bashkia Shkodër i ka dërguar email dy pretendentëve Almiro Gurakuqit dhe kompanisë Joni 5 Shpk se kanë mangësi në dokumetacion dhe se nuk kualifikohen për në raundin tjetër. Të dy këta pretendentë kanë mundësinë e ankimimit brenda shtatë ditëve.

Por, duket se Alban Xhaferi është shumë pranë marrjes në zotërim të klubit Vllaznia ndërsa ka ofruar 650 milionë lekë. Kështu, Xhaferi mund të vazhdojë projektin e tij ambicioz me kuqeblutë që në drejtimin e tij, ka siguruar finalen e Kupës dhe është në garë per titull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!