Superiorja 35, ‘lëmsh para porte’

Kategoria Superiore 180 minuta larg verdiktëve sezonale. Një kampionat aspak ‘normal’ i cili si kurrë më parë sheh ende në valle për titull 4 skuadra. Një kampionat ndërsa më dy javë nga fundi, nuk dihet se cili ekip do të shoqërojë Apoloninë një kategori më poshtë. Një kampionat që vetëm dy javë nga fundi ka përcaktuar mesin e artë, aty nuk gjëndet vetëm Kukësi por dhe Tirana.

Sot Partizani-Vllaznia në kryeqytet. Të kuqtë e Ilir Dajës e kanë vetë në këmbë trofeun e 17 në histori. Nëse fitojnë dy sfidat e mbetura ndaj Vllaznisë sot dhe ndaj Bylis javën e fundit, askush nuk i ndal për të ngjitur në qiell’ trofeun e kampionit. Vllaznia e cila realisht beson fort te titulli teksa gjëndet 2 pikë larg kreut, pëlqen të luajë ‘ballë për ballë’.

Laçi-Teuta, një tjetër finale me aromë titulli. Kurbinasit pasi mundën Tiranën kthehen në shtëpi për ti dhënë goditjen e fundit Teutës e cila nuk diti të sillej si profesioniste në të 34-n ndaj Partizanit. Bardhezinjtë por dhe durrsakët tani një vesh nga përballjet e Partizanit lider…

Kastrioti- Bylis në program në Kamëz, pritet të jetë një betejë e vërtetë për mbijetesë. Fitorja e skuadrës së Ndreut çertefikon zyrtarisht largimin e skuadres së Dovedan nga Kategoria Superiore. E kundërta mban gjallë ‘panikun’ deri në fund të javës së 36-të.

Skënderbeu për ti dhënë fund hamendësimëve të një rrëzimi në Kategori të Parë. Ecuria mbresëlënëse e tyre, sot pritet të konfirmohet ndaj Kukësit në Korçë. Praktikisht përballen dy skuadrat më në formë të momentit.

Apolonia-Tirana sfida e skuadrave ‘dështake’. Nisur nga emri dhe fakti që bardheblutë ishin kampionë në fuqi, dështimi bardheblu (nëse nuk arrihet ndonjë çudi dy javët e fundit me skuadrat e europës Laçi e Vllaznia) duket i prekshëm. Apolonia humbi qetësinë para kohe…

Ora 17:00

Apolonia -Tirana

Kastrioti-Bylis (Kamëz)

Laçi-Teuta

Partizani-Vllaznia (‘Air Albania Stadium’)

Skënderbeu-Kukesi

Klasifikimi pas javës së 34:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!