Tirana vendos, luajmë në shtëpi

Skuadra kampione në fuqi Tirana, po zbukuron ndjeshëm luftën për titullin kampion. Ndonëse vetë klubi i Tiranës ende qëndron në valle për të mbrojtur trofeun, përballja në klasike me Vllazninë të mërkurën i ngjan një tjetër finaljeje për formacionin bardheblu.

Megjithatë Tirana në një njoftim në zyrtare në ‘Facebook’, ka bërë të qartë axhendën duke vendosur se ndeshjen me Vllazninë do ta luajë në ‘Selman Stërmasi’ në 16.00.

Kampionët vijnë në këtë takim pas fitores në transfertë mjaft të rëndësishme për objektivin minimal të tyre kundër Teutës, ndërsa Vllaznia, bashkëkryesuse me Partizanin pasikaloi 2-1 Skënderbeun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!