Ndeshja e sezonit Laçi-Partizani…

Laçi-Partizani, ndeshja kryesore e javës së 30-të e Kategorisë Superiore do të luhet në një orar me dy përballjet Kukësi-Teuta dhe Tirana-Vllaznia në program të mërkurën në 16:00.

FSHF-ja kishte programuar që kjo ndeshje të luhej në orën 13:00, por mesditën e sotme ka lajmëruar klubet se edhe kjo ndeshje do të jetë në 16:00.

Nuk dihet nëse ka pasur një kërkesë nga klubet që do të sfidohen në stadiumin ‘Laçi’ apo thjesht një “korigjim” i vetë Sektorit të Garave por në mesjavë, tri ndeshjet me pritshmëri të lartë, luhen në një orar.

Ndërkaq te Laçi do të mungojnë Obanor dhe Nuabueze të pezulluar dhe Lukas Ramos i dëmtuar. Rikthehet i gatshëm Mentor Mazrekaj por përfshirja e tij në formacion, mbetet në dyshim.

Te Partizani, kontigjenti i plotë. Ferhan Hasani ka marrë më shumë minuta javët e fundit dhe me gjasë, do jetë prezent edhe në sfidën më të rëndësishme sezonale për të kuqtë. Portieri Alban Hoxha kthehet.

Disa ditë para takimit, klubet në nivel ‘dytësor’, kanë luajtur me deklarata. Jo dhe aq miqësore…

Klasifikimi pas javës së 29-të:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!