Luhet në mesjavë, kreu i padeshifrueshëm

Mesjava rikthen sërish protagonistet e kampionatit të 82-të Kombëtar të Kategorisë Superiore ne terren. Në këtë fazë delikate të garës, kreu duket i kthyer në një rebus të jashtëzakonshëm me disa ekipe në valle për titullin kampion.

Zhvilimet e javës së 29-të, treguan se Superiorja nuk duhet konceptuar si një garë e thjeshtë. Shihni Tiranën që pasi ‘goditi’ Laçin kur po bëhej gati të mbante kreun pak javë më parë, e bën sërish ndaj Teutës duke e zbritur shpejt nga froni.

Te Partizani pasi ka luajtur për tri javë radhazi me skuadra modeste, vjen ora e së vërtetës teksa udhëton të mërkurën drejt Laçit.

Tirana plot optimizëm, pret Vllazninë. Bardhelutë po vërtetojnë frazën e njohur të tyre ‘se kur duan të mundin‘.

Duel i zjarrtë pritet në Korçë me vendasit në mundësinë e fundit për të rihapur objektivin për të lënë vendin e nëntë.

Superiore java e 30-të: (mërkurë)

13:00
Skënderbeu-Bylis
Apolonia-Kastrioti
Laçi-Partizani

16:00
Kukësi-Teuta (‘Elbasan Arena’)
Tirana-Vllaznia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!