Zgjohen skuadrat e …kryeqytetit

Kategora Superiore java e 29:
Partizani-Kukësi 4-0
Teuta-Tirana 0-2

Partizani kërcënon seriozisht titullin e 17 kampion. Skuadra e kuqe falë një fitorjeje të thellë ndaj Kukësit në ‘Air Albania’ 4-0 merr tri pikë të tjera dhe së bashku me Vllazninë, ndan vendin e parë në tabelë.

Fitore e madhe e Tiranës në ‘Niko Dovana’ 0-2. Skuadra kampione në fuqi ka javë që i është venë rikuperimit të pikëve dhe sot ndaj Teutës kryesusese deri në fillim të javës së 29-të, i shënon dy supergola ardhur nga radhët e ‘prapavijës’.

Me 7 javë nga fundi, Tirana e rikthyer tërësisht në valle për zonën lart. Teuta një ndeshje e ‘zezë’. Me gjasë Martini ka bërë gati valixhen.

Kronologjia e golave:

Partizani-Kukësi 4-0

39′ 1-0 Gol Partizani shenon Jasir Asani. Goditje e lirë për të kuqtë nga e djathta. Gjuajtja e bukur e Asanit preket nga portieri Tafa dhe pushon në rrjetë.

41′ 2-0 Gol Partizani shenon Çinari. Aksion i shpejtë i të kuqëve nga thellësia topi shkon te Çinari i cili me një goditje të shpejtë bën 2-0.

3-0 Gol Partizani shënon Zhunior

Teuta-Tirana 0-2

79′ 0-1: Gol Tirana shënon Batha. Goditje e lirë jashtë zone. Godet kapiteni topi i devijuar nga Frashëri prek shtyllën dhe përfundon në rrjetë. 0-1.

86′ Gol Tirana shënon Hoxhallari. Një top i pasuar te mbrojtësi brenda zone i cili me të majtën e tij potente shkarkon drejt e në rrjetë. 0-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!