Brdariç sheh ‘fall’: Sherri do pësojë

Ai është me fat se ka në krah një ekspert futbolli si Elvis Plori (ndihmës trajner) dhe një Drejtor sportiv si Matko Djarmati. Megjithatë Tomas Brdariç pas atij vrulli të Vllaznisë e sheh vetën në vend të tretë në kampionat dhe nesër do diskutojë me Laçin biletën për në finale të Kupës. Sot para mediave ka deklaruar:

Brdariç:

“Duhet të përballemi me ta me të njëjtën ego, është e vetmja mënyrë se si mund të përballesh me Laçin. Duhet grinte dhe agresivitete.  Strategjia që përdorëm në La֛ç ishte e duhura. Tani luajmë në “Loro Boriçi” dhe është një ambient ndryshe dhe fushë më e madhe. Duhet të bëjmë diçka më ndryshe dhe jemi përgatitur.

Mungesat? Do ta shohim në seancën e fundit kush do të jetë dhe kush jo. Lojtarët janë të motivuar dhe do të hedh në fushë ata që janë 100 për qind gati dhe që janë të aftë për të na dhënë fitoren. Kupa rruga më e shkurtër për Europën? Kjo është një mundësi për Europën. I kemi të gjitha mundësitë për të fituar dhe nuk do e lëmë këtë mundësi të na ikë. E kuptoj që në Shkodër është e rëndësishme të shkojmë në Europë dhe ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë, në Kupë dhe kampionat.

Nesër hyjmë në fushë me mendimin për ta mbyllur për 90 minuta. Në ndeshje do shikohet, pasi luajmë me një ekip të fortë. Luajmë në shtëpi dhe kjo na jep më tepër motivim. Penalltitë, Sherri kundër? Shoh ekipin tim dhe kemi mundësi të shënojmë.

Duhet besim, i kemi cilësitë të shënojmë dhe të mbrohemi për të mos i lënë asgjë fatit në dorë. Do mundohemi ta mbyllim në mënyrën më të mirë. E di që Sherri ka luajtur këtu dhe rikthehet në Shkodër. Ai ka shumë presion mbi shpatulla, sepse përballet me ish-ekipin. Jam i bindur se do t’i shënojmë nesër”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!