Memelli: Tentojmë kualifikimin

Trajneri i Skënderbeut Migen Memelli shfaqet optimist para ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në program nesër në ‘Niko Dovana’ ndaj Teutës. Pogradecari i timonit korçar për Supersport ka thënë:

Do t’i shikojmë ndeshjet njëra pas tjetrës. Kemi nesër përballë Teutën, një skuadër që ka bërë mirë në kampionat. Ne do t’i japim rëndësi Kupës, për të shkuar në finale.

Nuk e di a e ka Skënderbeu potencialin për të luftuar në të dy frontet, por shoh se cilësia e lojtarëve dhe angazhimi që ata kanë na japin të drejtën që të tentojmë. Pa diskutim mua më intereson që lojtarët të jenë të ndërgjegjshëm që kemi një ndeshje të radhës për të luajtur dhe asgjë më tepër”.

Teuta?

Teuta ka luksin të bëjë rotacion dhe ne do ta analizojmë se çfarë kanë bërë mirë apo keq në dy ndeshjet e fundit. Sigurisht pastaj do të shohim edhe mundësitë tona për të ecur përpara në Kupë”, tha Memelli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!