Sise: Minutat më motivojnë, shpresoj të shënoj

Flet sulmuesi i cili ka lënë në stol Haris Dilaver

Përpara se të luajë nesër me Vllazninë ndaj Laçit për një biletë që të dërgon në finale të Kupës së Shqipërisë, Salim Sise i gjëndur në krah të teknikut Tomas Brdariç, ka folur për mediat.

Sulmuesi i cili ka arritur të luajë deri te Sporting Lisbonë thotë:

Është një eksperiencë e re për mua, kam luajtur në disa liga të ndryshme, si në Greqi, Rumani e Portugali. Jam këtu prej gati tre muajsh dhe nuk është keq këtu. Unë motivohem nga kjo eksperiencë. Jam i lumtur që trajneri po më beson, ai po na mbështet në stërvitje.

Minutat më motivojnë, sado të jenë ato. Unë gjithmonë mundohem të jap më të mirën time në fushë. Një trofe te Vllaznia do të ishte perfekt. Ne kemi këtë mundësi dhe do të mundohemi, çdo lojtarë ëndërron të fitojë trofe.

Unë dua të shënoj gola si sulmues që jam, por së pari dua të ndihmoj ekipin. Goli do të vijë. A do shënoj nesër? Nuk mund të them se do të shënoj, por do të luftoj që ta bëj diçka të tillë. Nuk varet nga unë, por si besimtar shpresoj të realizoj. Objektivi im ai është. Shpresoj të shënoj nëse luaj”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!