Kupa/ Starova i kënaqur: Në finale s’kemi preferenca

Shorti i buzëqesh Teutës teksa sot goglat e vendosën përballë Skënderbeut. Një sfidë gjysmëfinaljeje për tu luajtur me një takim në 14 prill në ‘Niko Dovana’.

Pas shortit për mediat foli drejtori sportiv i durrsakëve, Sulejman Starova. ‘Bobi’ e konsideroi short të lehtë takimin me juglindorët ndërsa pyetjes së ‘Sporti im.al‘ se cilën (eventualisht nëse kalon korçarët) do preferonte në finale Laçin apo Vllazninë, tha se nuk kishte preferencë.

Starova:

“Jemi të kënaqur me shortin sepse luajmë në shtëpinë tonë ndaj një kundërshtari jo në nivelin e Vllaznisë dhe Laçit. Gjithsesi do e vlerësojmë maksimalisht. Kemi shumë shpresë për t’i marrë të dy kompeticionet.

Në finale me Laçin apo Vllazninë? Vetëm Zoti e di. Nuk bëj dallime, të fitojë më i miri. Kush ta fitojë Kupën duhet të jetë më i forti dhe t’i mundë të gjithë kundërshtarët. Nuk kam preferenca mes të dyjave.

Teuta më e fortë?

“Teuta nuk është më e forta, jemi të barabartë, nuk shoh dikë që të jetë më lart. Është konkurrencë e madhe Teuta gjithmonë ka qenë në vendet e para.

Le të shpresojmë që me këtë ritëm të arrijmë të shkojmë në fund. Sigurisht duam të rrisim potencën e golave, por do na mjaftonte edhe 1-0 për të fituar titullin”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!