Djarmati: Laçi? Nëse duam trofe duhet të fitojmë

sportiim2

Matko Djarmati pas shortit të gjysmëfinales Vllaznia-Laçi vlerësoi kurbinasit por nga ana tjetër shtoi se nëse dëshiron të fitosh trofe, duhet të mundësh skuadrat e forta.

Më pas drejtori sportiv i Vllaznisë u ndal te sfida me Partizanin në kampionat e cila luhet nesër. ‘Jemi gati’, u shpreh drejtori.

Laçi?“Laçi është ndër ekipet më të mira në dekadën e fundit në Kupë.Nëse dëshiron të fitosh një trofe duhet të mudësh ekipet më të mirë në Shqipëri.

Është një ndeshje Kupe jo kampionati. Finalja e Kupës është pas përfundimit të kampionatit. Pas dy javësh mendojmë për Laçin. Tani kemi Partizanin.

Partizani?“Ndaj Partizanit na pret një ndeshje shumë e vështirë. Një konkruent direkt për titullin kampion. Kemi një kontigjent me 25 futbollistë. Cilido që do aktivizohet do japë 100% të aftësive të tyre.

Pas një periudhe të vështirë për ne, patëm një 2 javësh shumë të mirë dhe jemi përgatitur për këtë ndeshje”,tha Djarmati.

?>