Pali: Short i pranueshëm

Menaxheri i klubit kurbinas, Dario Pali fill pas shortit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë e konsideroi short të pranueshëm përballjen që Laçi do të luajë në gjysmëfinale me Vllazninë në Shkodër në 14 prill.

Pali:

Të tre ekipet në këtë fazë do të japin maksimumin e  tyre. Ndeshja është e një rëndësie të lartë, me këdo që do përballemi. Siç është Vllaznia, por edhe si të ishte Teuta e Skënderbeu, do të ishte një ndeshje e ritmit të lartë. Ne do të mundohemi të japim maksimumin, si në Kupë dhe kampionat.

Gjendja e Laçit? Gjendja e skuadrës është optimale. Jemi gjithmonë për të dhënë maksimumin në çdo ndeshje, shpresojmë të marrim maksimumin. Nuk kisha preferencë në short, jam i kënaqur me shortin“, tha drejtuesi i bardhezinjve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!