Kombëtarja, grumbullimi në Barcelonë, nis java…

Anxhenda e Kombëtares Kuqezi nis të zbardhet gradualisht. Me Spanjën strehë, përpara se skuadra e Edi Rejas të luajë me Andorrën ndeshjen e parë zyrtare për ‘Katar 2022’. Aventura e fushatës kualifikuese me tri takime në pak ditë (25-31 mars).

Parashikohen 2 ditë stërvitje në Barcelonë, më pas kuqezinjtë do të spostohen në Andorrë teksa do zhvillojnë një seancë stërvitore, konferencën për shtyp për sfidën me vendasit Andorrianë. 


Pas përfundimit të ndeshjes ekipi do të vij me charter në kryeqytet për tu grumbulluar në ‘Tropikal ne Durrës, ku do të përgatitur për ndeshjen me Anglinë, që do të luhet në 28 mars në ‘Air Albania Stadium’. 


Një ditë më vonë, kuqezinjtë do të kryejnë një stërvitje të karakterit shkrydhës në Durrës dhe do të nisen nga Rinasi drejt San Marinos, me të cilët do të përballen në sfidën e tretë të Grupit I në 31 mars.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!