Bushi ka një listë të…rinovuar

Alban Bushi trajneri kuqezi deri në 21 vjeç në konferencë për mediat tregon anën e medaljes së futbollistëve të thirrur për zborin nga 22 deri në 30 mars. Aty ku U21 do të zhvillojë dhe dy teste miqësore. Një me Tiranën dhe një tjetër për tu vendosur.

Menjëherë në listën e publikuar nga Bushi dallohet numri i madh i lojtarëve që aderojnë në territorin shqiptar. Bushi shpjegon se pandemia dikton.

Bushi:

Falënderoj Federatën që më dha mundësinë të bëj edhe një tjetër edicion me kombëtaren U21. Është nder dhe krenari të jem pjesë e ekipit kombëtar shqiptar dhe kombëtares U21. Nga U21 e poshtë është si cikël dhe jo të gjithë lojtarët qëndrojnë. Ne kemi punuar gjithmonë. Këtë sezon kemi lojtarë shumë të rinj në ekip, na kanë ikur shumë lojtarë, por boshti është.

Kemi lojtarë nga kampionati shqiptar si Tirana, Laçi e Kukësi, që do mbajnë peshën e U21 në këtë edicion. Janë lojtarë shumë të rinj. Kemi afruar tre lojtarë që vijnë për herë të parë. Janë nga Kosova: Bytyçi, Salihu dhe Hetemi, që janë lojtarë shumë cilësorë dhe i falënderoj që kanë zgjedhur Shqipërisë dhe do jenë potencial edhe për ekipin A.

Reja aty ku ka nevojë për lojtarë do shikojë te U21, por unë shikoj edhe nga vendi Superiorja te Partizani ose Laçi, që edhe ata mund të jenë për ekipin kombëtar. Gjithsesi Reja mendon edh për 2024-ën dhe Mitaj deri atëherë mund të jetë 20 vjeç. Ai është me shumë cilësi dhe luan me AEK, një ekip shumë i mirë, por unë mendoj se mund të jetë sërish pjesë e U21.

Nuk është e thënë që tashmë të qëndrojë vetëm te kombëtarja e madhe sepse është ende i vogël dhe do i duhet akoma kohë për të marrë eksperiencë. Ne këtë sezon kemi prioritet datëlindjen 2000 dhe 2001. Për momentin këta janë portierët më të mirë të këtyre moshave. Kemi pasur problem me këtë listë, e kemi ndryshuar listën mbi tre herë, ka lojtarë që nuk kanë ardhur.

Molla i Bolonjës, që do të jetë një nga portierët kryesorë të U21 në këtë sezon pësoi dëmtim dje dhe e zëvendësuam. Jo vetëm portierët, nga Anglia dhe Skocia nuk kemi marrë asnjë lojtar prej rregullave të pandemisë. Dobra, Hoxha, Pajaziti nuk kanë ardhur dhe janë zëvendësuar me lojtarë cilësorë nga kampionati shqiptar për t’i dhënë një shans edhe atyre”.

Lista e U21 20/03.2021.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!