Bushi, tri ftesa te Kukësi

Tekniku ka parashikuar nesër në 11:00 një konferencë për shtyp në ‘Air Albania’

Alban Bushi në grumbullimin e ardhëshëm të Shqipërisë U21, pritet të bëjë ftesa të shumta për disa nga të rinjtë e talentuar që po aktivizohen në Superoire.

Pas Laçit e Tiranës ndërsa pak muaj më parë përbënin bëthamen e U21, tani radhën eka Kukësi i cili do të përfaqësohet nga tre lojtarë.

Klubi verilindor shkruan në një postim se janë porteiri Angjelo Tafas, Redon Dragoshi dhe Altin Bytyçi ata që vishën kuqezi me shpresat e Bushit.

Postimi:

“Skuadra e Kukesit furnizon me futbolliste ekipin Kombetar te Shqiperise U21. 3 futbolliste nga skuadra jone jane ftuar nga ekipi i Shpresave per grumbullimin e radhes qe nis ne daten 22 mars dhe perkohen me kohen kur ekipi do te jete pushim per ndeshjet e Kombetareve. Portieri Angjelo Tafa dhe mbrojtesit Redon Dragoshi e Altin Bytyci do te jene pjese e Shqiperise U21. Paraqitjet e futbollisteve me fanellen e Kukesit, kane bindur drejtuesit e Kombetares duke marre ne kete menyre ftesat. Tafa ka qene me pare pjese e Shqiperise U19, ashtu si edhe Dragoshi. Risi eshte Altin Bytyci i cili ne te kaluaren ka qene pjese e Kosoves U19, e madje ka shenuar ndaj Shqiperise U19 ndersa tani do te perfaqesoje fanellen kuqezi. Klubi i Kukesit i uron futbollisteve shume suksese. Dalshi faqebardhe cuna! “

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!