Shqipëria refuzohet nga Shqipëria…

Shpresat e FSHF për të kthyer tifozët në stadium sipas propozimit të FIFA-s teksa ka dhënë dritën jeshile për 30% të kapacitetëve, u rrëzuan sot nga Ministria e Shëndetësisë.

FSHF, kishte bërë kërkesë që ndaj Anglisë me 28 mars të mund të afronte deri në 6500 njerëz në shkallë por ky version u rrëzua dhe Shqipëri- Angli për kualifikueset e Botërorit, do të jetë i gjithi pa tifozë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale i ka kthyer përgjigje sot Federatës Shqiptare të Futbollit në lidhje me kërkesën e bërë ku shkruan:

Duke parë situatën epidemiologjike, në kushtet e numrit të lartë të rasteve të reja të infektimeve me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nuk e miraton kërkesën tuaj”, shkruhet në shkresën që i është dërguar FSHF-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!