Haxhiaj: Testi ia vlejti

Ekipi Kombëtar U20 ka zhvilluar të enjten një seleksionim njëditor, me rreth 40 lojtarë të vitlindjes 2001 dhe 2002 që aktivizohen në kampionatin shqiptar.

Seleksionimi është zhvilluar në Qendrën Stërvitore Kamëz, nën drejtimin e trajnerit të sapoemëruar në pankinën e nën 20 vjeçarëve, Ilias Haxhiraj.

Në një prononcim për mediat, tekniku Haxhiraj u shpreh se ky seleksionim po bëhet me qëllim evidentimin e lojtarëve që luajnë në kampionatin shqiptar dhe për ta prë gjendjen e tyre.

“Kjo është dita e parë e seleksionimit U-20, me qëllim për të evidentuar dhe për të parë gjendjen e lojtarëve që luajnë në kampionatin shqiptar. Gjithashtu ekipi Kombëtar U-21 ka aktivitet dhe grumbullimin, për të parë dhe për të evidentuar lojtarë që mund të afrojmë tek ekipi U-21. Do të shikojmë gjendjen e tyre.

Disa lojtarë luajnë në kampionatin shqiptar. Të mbarojmë këtë seleksionim dhe do të arrijmë në konkluzionin nëse ndonjë lojtar mund të afrohet tek ekipi që në këtë seleksionim ”– u shpreh trajneri i Kombëtares U-20.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!