Dinamo: Luajmë në stadiumin “Dinamo”

Do të jetë një ditë e ndezur sportive. Nesër për Kupën e Shqipërisë numër 69-të, faza çerekfinale, ofron duele me një takim.

Spikat Laçi-Partizani. Kurbinasit ose të kuqtë, konsiderohen favoritët e mëdhenj për të fituar trofeun. Padyshim edhe Teuta- Kukësi mbetën po aq favoritë.

Ndërkaq, Dinamo pret Skënderbeun në ‘Selman Stërmasi’. Klubi blu përmes një njoftimi në rrjete ka njoftuar se sfida e Kupës me korçarët zhvillohet në stadiumin ‘Dinamo’.

Një provokim i qartë ndaj atyre që sipas Dinamos, iu rrëmbyen impiantin. Në të shkuarën ‘Selman Stërmasi’, njihej si stadiumi ‘Dinamo’.

Kupa,çerekfinale me një takim: 17/03/2021

13:00/ Dinamo-Skënderbeu (Selman Stërmasi)
13:00/ Laçi-Partizani
16:00/ Teuta-Kukësi
16:00/ Vllaznia-Korabi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!