Daja: Në Kupë nuk duhet gabuar

Trajneri i Partizanit Ilir Daja sikurse disa klube të tjerë në Kategorinë Superiore i mbetet standartit bashkëkohor të komunimit me mediat para çdo takimi.

Natyrshëm një klub i madh me objektivë madhorë dhe i mbështetur nga shumë simpatizantë nuk mund të evitojë detyrime të tilla. Sot 54 vjeçari e quajti përballjen e nesërme me Laçin teksa luhet në transfertë për çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, mjaft të vështirë. Daja foli për shumë nga situatat që rrethojnë momentalisht të kuqtë.

Daja:

Laçi?Është një ndeshje që kualifikimi është 50 me 50, për vetë ecurinë e skuadrave deri më tani në kampionat. Luhet jashtë, por është pa tifozë dhe gjithçka është e barabartë. Ne do luftojmë me gjithë potencialin që kemi dhe nesër e kemi të gjithë kontingjentin, përveç Ferhan Hasanit.

Në kampionat mund të bësh ndonjë hap fals, kurse në Kupë jo. Do e mendojmë këtë 90-minutësh si një duel ku duhet të japim gjithçka. Shkojmë me maksimumin, pasi edhe rrugëtimi në kampionat është akoma i gjatë. Janë shumë pikë dhe javë. Objektiv kemi edhe kupën. Nesër do të jemi të përqendruar në maksimum te ndeshja”.

Ndikimi nga fitorja në derbi?Mendoj se me fitoren në derbi kemi bërë një kthesë mjaft të mirë në aspektin psikologjik, pasi triumfi në derbi veç tre pikëve të jep edhe një bonus psikologjik. Mendoj që kishim një ngërç në rezultate, por e përsëris që nuk kishim probleme me lojën dhe është ajo që të jep në fund fare garancinë. Tani rikthehemi në qetësinë që kemi pasur, por duhet të në shërbejë që të shfaqim nesër vlerat tona maksimale.

Euforia? “Kampionati është shumë i ngjeshur, ndaj nuk mendon dot për eufori. Sa mbaron një ndeshje vjen tjetra dhe ndoshta nuk ke kohë as të mendosh e të mërzitesh, pasi ke ndeshjen tjetër pranë”.

Rinovimet? Nesër vjen Drejtori i Përgjithshëm, Olsi Rama, dhe do të ulemi direkt e të flasim. Nuk mund ta riformatojmë një ekip nga fillimi, duke ditur objektivat që ka Partizani. Pra do ruajmë pothuajse një përqindje të madhe të ekipit aktual dhe do mundohemi ta plotësojmë ekipin aty ku  kemi pasur probleme dhe ta përforcojmë. Ferhan Hasani? Do të jetë gati të na shërbejë pas pauzës prej ndeshjeve të kombëtares”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!