Kupa, e mërkura zbardh gjysmëfinalistet

Kupa në mesjavë. Dy nga tetë skuadrat çerekfinalise, vijnë nga inferiorët.

Kupa e 69-të e Shqipërisë do të vijë të mërkurën me fazën çerekfinale.E veçanta e këtij edicioni pandemik, lidhet me faktin që të katër takimet luhen me një takim. Të përcaktuara më herët gjatë shortit.

Sipas Sektorit të Garave, dy takime do të nisin në orën 13:00, kuptueshëm nga mungesa e impianteve me ndriçim dhe dy të tjerë në orën 16:00.

Duelet më të forta parashikohen të luhen në Laç dhe në Durrës aty ku Laçi- Partizani dhe Teuta- Kukësi, për vetë organikën dhe synimet, pritet të dhurojnë emocione.

Disi më e favorizuar Vllaznia e cila pret Korabin e Kategorisë së Parë. Dinamo- Skënderbeu, në program për tu zhvilluar në Pezë, një tjetër sfidë pa kah.

Programi:
E mërkurë, 17 mars 2021

13:00

Dinamo-Skënderbeu
Laçi-Partizani

16:00

Teuta-Kukësi
Vllaznia-Korabi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!