Vllaznia ‘102’, Xhaferi uron klubin…

Alban Xhaferi, sponsori me profil presidenti te Vllaznia kryesuese e Superiores, ka publikuar në rrjetet sociale një urim lidhur me 102 vjetorin e themelimit të Klubit Vllaznia.

Ishte 16 shkurt 1919të,kur për herë të parë Vllaznia në futboll erdhi para njerëzimit si skuadër me bazë ligjore dhe e gjithëpranuar. Për të bërë histori

Sot Xhaferi shkruan:

Sot është 102 vjetori i themelimit të Klubit më të vjetër në Shqipëri, Vllaznia. Ky klub lindi si një Vëllazëri e vërtete dhe nxori nga gjiri i tij emra të mëdhenj që zbukuruan futbollin shqiptar.

Frymëzuar nga trofetë e shumta që pasuan ndër vite , të gjithë së bashku me vizion bashkëkohor, duhet ta çojmë në nivelet më të lartë, në arenat kombëtare edhe ndërkombëtare!
Urojmë që emri i përjetësuar i emblemës së qytetit tonë të shkojë lart e më lart, aty ku futbolli i bukur, rritja e talenteve të reja dhe rikthimi i sukseseve të jetë motoja e zhvillimit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!