Misteri/ Boateng troket te Flik, kërkon leje

Misteri thellohet për vdekjen e Kasia Lenhardt, trupi i pajetë i së cilës u gjet dje në banesën e saj në Berlin. Modelja 25-vjeçare i kishte dhënë fund marrëdhënies së saj me mbrojtësin e Bajernit, Zherom Boateng dy javë më parë.

Në momentin e ngjarjes tragjike me humbjen e jetës së polakes Boateng ishte në Katar për të luajtur Kupën e Botës për Klubeve. Mbrojtësi i Bajernit nuk do të jetë në fushë sonte për finalen kundër Tigres.

E konfirmon Flik trajneri i bavarezëve:

Jerome erdhi të më shihte në dhomën time dhe më kërkoi leje për të shkuar në shtëpi. Bayern padyshim që e ka pranuar kërkesën e tij, ai nuk është më në dispozicionin tonë për ndeshjen. Testi i tij ka qënë negativ dhe mund të kthehet pa problem në Gjermani”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!