Tushi dy gola te Vil, një skuadër me shqiptarë

Ish-sulmuesi i Zvicrës, tekniku i Vil në ‘Challenge League’, Aleksander Frai, stervit një “dyzinë” me futbollistë me kombësi Shqiptare.

Tician Tushi sulmuesi 19 vjeçar i Vil në Zvicër, shënoi sot të dy golat ndaj Lozanës në Ligën e dytë helvete. Futbollisti i ri ardhur nga Bazel, e gjeti golin në fundin e pjesës së parë (45+1) dhe në të 67-ën duke ndihmuar ekipin e tij të ngjitet në vendin e 7 me 26 pikë.

Dhe menjëherë skautët e Dardanëve e kanë evidentuar sulmuesin (1.77 m) duke e propozuar si një element që duhet ti bashkohet përfaqësueses Kosovare.

Te Vil, përpos Tushit, aktivizohen dhe Luan Abazi, Ajet Sejdija, Argtim Ismaili, Katrijot Ndau, Bledian Krasniqi, Mërgim Brahimi, Valon Fazliu, Lavdim Zumberi. Praktikisht një skuadër futbolli.

Sakaq te Lozanë u aktivizuan shqiptarët Mergim Qarri e Mersim Asllani, ndërsa Alban Ajdini, Lavdrim Hajrulahu dhe Jozef Pukaj ishin të gatshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!