Memelli në aventurën e dytë si trajner i Superiores

“Çorap” edhe te një klub serioz si Skënderbeu. Pasi largoi mes tymnajës Ahmatajin, u raportua se Liçi do drejtojë për tri-katër takime Skënderbeun por nga sot e gjitha është tjetërsuar dhe timonin do ta marrë Migen Memelli.

Në fakt Ardian Takaj ashtu siç raportoi ‘Sporti im’, kishte kërkuar informacione për Mezanin dhe Memellin. Me vlonjatin e tërhequr, radha i erdhi pogradecarit i cili sipas të gjitha gjasave do të prezantohet sot para skuadrës.

Kështu ish trajneri i moshave te Tirana por dhe i Laçit në Kategorinë Superiore, do të jetë tekniku i radhës te korçarët e fundit të tabelës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!