Prezantohet Migen Memelli

“Karrierën e kam nisur këtu, Korça është qytet i dashur për mua. I premtoj opinionit punë të palodhur dhe sakrificë”

Sikundër ishte parashikuar në axhendë pogradecari Migen Memelli u prezantua sot para mediave si tekniku më i ri i Skënderbeut. Ish- sulmuesi ka marrë zyrtaisht detyren duke deklaruar që në fillim se aventua te korçarët do të jetë e lidhur vetëm me ekipin. Pa marrë parasysh rivalët për mbijetesë.

Pas drejtimit të Laçit për disa javë, kjo figuron aventura e dytë për Memellin.

Memelli:

Trajner i ri i Skënderbeut…

Falenderoj klubin për besimin. Shpresoj që gjërat të ecin mirë. Ajo që premtoj për komunitetin e futbollit këtu është puna e madhe dhe përkushtim të pareshtur. Pjesa tjetër, objektivat do t’i shohim ndeshje pas ndeshje”.

Çfarë e bindi të vinte te Skëndebreu?

Përvoja e madhe që ka klubi, ambjentet, terrenet, ajo që më bën optimist është baza e lojtarëve, individualisht, ka lojtarë me shumë cilësi. Do të punoj me skuadrën duke e njohur dita-ditës. Ajo që duhet do ta them në vazhdim”.

E nisni kundër Tiranës…

Tirana është një klub i njohur për mua. Shpresoj që tani që mbroj Skënderbeun, besoj të bëj një ndeshje sa më të mirë. Te Tirana kam shumë miq, brenda 90 minutave do të bëjmë gjithçka për maksimumin”.

Stafi dhe mbështetja

Mbështetja jonë si trajner është te puna jonë, lojtarët dhe klubi. Besoj se me përkushtim të jashtëzakonshëm dhe ndërgjegjje të kthjellët. Ne, stafi, Erion Llapanji, Gentjan Liçi dhe lojtarët shpresojmë të dalim sa më shpejt nga kjo situatë”.

Mbijetesa dhe rivalët e Skënderbeut

Asnjë rival nuk kemi, kemi veten. Do të bëjmë maksimumin për veten tonë. Ekipet e tjera në tabelë duhet të jenë një numër që thjesht që s’duhet t’ju referohemi. Punën e kemi me veten tonë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!