Superiorja prek ‘mesin’, nis të premten me derbin…

Do të luhet në tri ditë. Java e fundit e Kategorisë Superiore ose ndryshe gjysma e kampionatit të 82-Kombëtar i Futbollit, nis me një supersfidë të premten në ‘Loro Boriçi’ ndërmjet Vllaznisë së Shkodrës dhe kurbinasëve të Laçit.

E gjitha për t’u ndjekur. Fakti që Vllaznia kryeson kampionatin me 37 pikë, dhjetë më shumë se bardhezinjtë, në dukje një duel që favorizon vendasit e teknikut Brdariç. Por nëse shikon treguesit e kurbinasëve ndërsa ka mundur radhazi të gjitha pretendentët (Vllazninë, Partizanin, Kukësin,Tiranën, Teutën) i bie që raportet të ndryshojnë. Pa shtuar këtu faktorin e perifrazuar:’derbi i veriut’.

Stafeta ecën me të shtunën kur në fushë, zbresin Tirana-Skënderbeu, Bylis- Partizani dhe Teuta-Apolonia. Bardheblutë dhe blutë e Durrësit, favoritë në letër ndërsa Bylis-Partizani, vishet me mister.

Lëvizjet mes dy klubëve gjatë janarit, me transferime futbollistësh, kurrësesi nuk mund të privojnë një duel të zjarrtë në fushë. Aq më tepër që si Bylis ashtu dhe Partizani, i kanë jetike pikët.

Sakaq, Kukësi me gjasë do të jetë pritës në Shkodër. Të dielën formacioni i Mirel Josës ka punë me krutanët e Ramazan Ndreut. Shkodra, dikur shtëpi e Josës ( ka drejtuar Vllazninë), ndërsa Ndreu ‘tremb’ me barazimin e fundit që arriti pak ditë më parë ndaj Vllaznisë…

Kategoria Superiore, Java 18 (5-7 shkurt)

Të premten:

Vllaznia-Laçi 18:00

Të shtunën:

Tirana-Skënderbeu 13:45

Bylisi-Partizani 13:45

Teuta-Apolonia 16:45

Të dielën:

Kukësi-Kastrioti 13:45 (Loro Boriçi)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!