Halili prezanton Seferin: Po vesh fanellën e klubit më të madh

Refik Halili prezanton sulmuesin 24 vjeçar nga Kumanova, Taulant Seferi. Sikurse ishte programuar, lojtari u paraqit në Tiranë, te klubi bardheblu në 19:00, ndërsa Halili mori kohë jo vetëm të shpjegojë dhe prezantojë sulmuesin e ri por dha indikacione lidhur me politikat e klubit. Falenderon drejtuesit jang Bojs dhe menaxherin e Seferit

“Kjo merkato është e hapur, po nxitojmë të bëjmë më të mirën sa më shpejt. Kjo merkato bëhet për të mirën e klubit tonë dhe nuk jemi dakord që të rrimë në këtë gjende që jemi tani. Nuk jemi mirë në renditje dhe nxitojmë të përforcohemi.

Do prezantojmë afrimet e tjera në vijim. Duhet punë dhe pak fat që të marrim lojtarë të mirë. Kjo bëhet për Tiranën dhe për të kënaqur tifozët, në këtë periudhë të keqe që kalojmë të gjithë. Bëjmë më të mirën për të ulur pak këto siklete”.

“Është privilegj, që falë Osmanit, kontaktuam me Seferin dhe e bëmë lojtarin tonë. Kemi marrë një futbollist që mbi të gjitha është i ri. Ai vjen tek ne dhe do e respektojmë si të tjetër. E vlerësojmë dhe kemi besim se do të bëjmë të pamundurën të shkojmë aty ku i takon klubi dhe ku ëndërrojmë, te titulli.  Taulanti është përfundimisht i yni”.

“Kuptohet që nuk është e lehtë të sjellësh lojtarë të cilët luajnë edhe me kombëtaren tonë. Është kënaqësi, pasi kemi edhe në ekip lojtarë të tjerë kombëtaresh. Synojmë që të marrim edhe të tjerë futbollistë. Taulanti vetë do e thotë sa e lehtë dhe e vështirë.

E falënderojmë për besnikërinë dhe fjalën që na dha. E kam falënderuar edhe familjen e tij, për durimin që pati për të zgjidhur problemin tonë. Jemi pak të pafajshëm, por ne e kaluam atë që kishim”.

“Po punojmë për lojtarë nga jashtë. Po na doli fati për shqiptarë, pse jo, do e marrim. Nuk është e lehtë të gjesh futbollistë të mirë në këto momente. Shpresojmë që të sjellim edhe dy blerja, apo tre lojtarë të tjerë. Kjo sakrificë financiare bëhet të kënaqim tifozët, por edhe veten”.

“Mëllugja? E kam parë që kur duan të shesin një futbollist e nisin për klubin tonë. Meqë nuk e merr Tirana, pse të mos e marrim ne. Nuk kontaktojmë kurrë futbollistë që janë nën kontratë. Kemi shumë dëshira, por nuk bisedojmë me lojtarë që janë nën marrëveshje”.

“Duam të falënderojmë edhe Jang Bojs sikurse edhe menaxherin e tij, pasi na pritën brenda një afati që ramë dakord”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!