Hallaçi si ‘kapiten’: Mesazhi im del nga shpirti…

Rrahman Hallaçi, tekniku i verilindorëve, e di mirë se ku i pikon ‘çatia’ skuadrës së tij, Kukësit…

Humbja me Partizanin (4-1),Teutën (0-3) dhe ajo e djeshmja me Laçin (3-2) kanë stepur ndjeshëm jo vetëm drejtuesit e klubit por dhe tifozët e nënkapionëve të vendit.

Nëse deri pak javë më parë, te Kukësi besonin se kthesa është pranë, dje, pas dështimit në Kurbin, fansat në profilin zyrtar të klubit, kanë derdhur një lumë akuzash në drejtim të skuadrës dhe drejtuesëve.

Në këtë situatë duket se ikona kuksiane, aktualisht në rolin e trajnerit te blutë e Kukësit, Rrahman Hallaçi, e ka parë me vend të postojë një status në profilin e tij në Facebook’. “Dhimbjen e ndjej njëlloj si ju, Bashkë dalim nga kriza”, thotë Hallaçi për të qetësuar e inkurajuar.

Postimi:

“Dëshiroj të ndaj një mesazh të shkurtër me tifozët kuksianë. E di që këto nuk janë rezultatet për të cilat kemi punuar të gjithë së bashku ndaj jam i zhgënjyer po aq sa jeni dhe ju, si kuksian, ish-kapiten dhe aktualisht trajner i Kukësit.Dhimbjen po e ndiejmë njësoj si ju, për këtë ju garantoj. Skuadrën e kam marrë dy herë në gjendje të rënduar psikologjike, ky është fakt. Herën e parë ia dola dhe nuk do të dorëzohem as herën e dytë.Bashkë me stafin teknik, me drejtuesit, me lojtarët dhe mbi të gjitha me ju tifozët kuksian, të bashkuar më shumë se kurrë, në këtë moment të vështirë do ta kalojmë dhe këtë moment krize që mund t’i ndodhe çdo skuadre.E kisha për detyre dhe e ndieja në shpirt e zemër këtë mesazh ta ndaja me ju tifozët e Kukësit. Edhe një herë tjetër, ndjesë për rezultatet negative”- Rraman Hallaç

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!