Musta i tregon ‘numrin’ Gegës

Emiljano Musta i hapi rrugën fitores së Laçit ndaj Kukësit ndërsa në të 12-tën shënoi golin e parë. Më vonë, pasi luajti një sfidë brilante, u kthye në protagonist kur shkaktoi një penallti e “rrëmbeu” një top portierit Tafa.

U ndëshhkua me të kuqe me të padrejtë. Në një lidhje direkte me Rubrikën Sportive në RTSH të dielën, elbasanasi bardhezi, foli vetëm për lojën…

Pa u ndalur te gafat e gjyqtarëve… pati edhe një mesazh të koduar për ish- trajnerin Skënder Gega kur tha: “Tregova numrin dikujt që po ndjek ndeshjet nga televizori”

Fitore ndaj ish skuadërs…

Me Kukësin ishte një ndeshje mjaft e vështirë, sepse ishte me një rival direkt. Por ne e nisëm mjaft mirë ndeshjen, arritëm të gjenim golin shumë shpejt dhe kjo na dha më shumë qetësi në lojën tonë.

Na dha mundësinë të dilnim përpara në mënyrën e duhur ashtu siç ne e kishim përgatitur ndeshjen, të godisnim kundërshtarin, pasi e kishim studiuar gjatë gjithë javës. Arritëm të shënonim tre gola, por mund ta thellonim akoma më tepër, nëse do të ishim më të saktë para portës”.

Karikim ekstra?

Në fushë ishim disa ish, por nuk mendoj se shërbeu si një karikim ekstra. Ekipi i Laçit nuk ka nevojë për karikim, cilido qoftë kundërshtari. Për ne ishte ndeshja e radhës, ishte një ndeshje shumë e rëndësishme që duhet ta fitonim. pas asaj fitorjeje me Partizanin duhej të fitonim dhe arritëm të mernim tri pikë mjaft të rëndësishme”.

Goli dhe tregimi i numërit?

Ma kanë bërë shpesh këtë pyetje.Tregimi i fanellës në momentin e shënimit të golit? Nuk kishte diçka specifike. Ishte një mesazh për dikë që e pa ndeshjen nga TV, sepse unë te Kukësi kam lënë shumë miq. Kemi kaluar atje një vit të shkëlqyer. Që nga presidenti, stafi lojtarët kështu që…”.

4 fitore në 5 ndeshjet e fundit Çfarë ka ndryshuar?

Pas nijes keq të kampionatit, arritëm të hyjmë në ritmin e duhur dhe profesor Duro ka një meritë mjaft të madhe pasi enjeh mjaft mirë kampionatin shqiptar dhe i ka dhënë këtij ekipi qetësinë që i mungonte. jemi të qetë, punojmë qetë. Presidenti na qëndron pranë dduke na plotësuar çdo gjë dhe shpresojmë të ecim kështu pasi kampionati ka kaluar vetëm 1/3 e tij.Padyshim që ndihet dora e profesor Duros.

Distanca me Vllazninë?.

9 pikë nuk janë pak, por dua t’ju sjell në vëmendje distancën e sezonit të kaluar mes Tiranës dhe Kukësit në këtë javë të kampionatit. Ishim 10 pikë përpara me Kukësin, por kur mbaroi kampionati Tirana ishte 12 pikë mbi ne. Kampionati i ngjan një maratone. Janë kaluar vetëm 100 metrat e parë”, -tha ndër të tjera Emiljano Musta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!