Vllaznia thyen Teutën

Fitore e madhe Vllaznisë ndaj ndjeksit Teuta 1-0. Hoxhaj me golin e shënuar në të 59′, bën me krahë shkodranët në një ditë kur arbitri Cjapi meritoi një notë maksimale.

Vllaznia-Teuta hap javën e 13-të në ‘Loro Boriçi’. Vendi i parë me ndjekësen më të afërt Teutën gati të sfidojnë motin me shi e të dhurojnë atë që dinë të bëjnë më mirë në fushë…

Interesant fakti që FSHF, kishte caktuar Kreshnik Cjapin si kryesor në këtë ndeshje aq të rëndësishme duke lënë në ‘stol’ ndërkombëtarët’. Në fund, fieraku ia doli të marrë notë të larë në gjykim.

Formacionet zyrtare:

Vllaznia: Zogoviç; Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, H.Marku, Jonuzi, Imeri, Hoxhaj, Dilaver. Trajner: Tomas Brdariç.
Teuta: Frashëri: Pjeshka, Hoxha, Arapi, Kouros, Aleksi, Karabeci, E. Vila, L. Vila, Bregu, Krasniqi. Trajner: Edi Martini

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!