Ahmataj: Kërkojmë pikë ndaj Kastriotit

Ahmataj me Skënderbeun e tij, kërkon të sfidojë Kastriotin nesër në Kamzë duke nisur nga ora 13:00. Elbasanasi në një prononcim për RTSH Sport, thekson se do të tentojë tri pikë ndaj skuadrës së Ndreut dhe për këtë ai thotë se ka të gjithë grupin e regjeneruar pas hapjes së merkatos.

“Në të gjitha repartet kemi përforcime, pasi edhe në ofensivë kemi federuar lojtarë të rinjë që kemi pasur në stërvitje të cilët nuk munden të federoheshin në verë si Kaçanolli dhe Tuni.

Janë të rinjë me perspektivë, por edhe në mbrojtje duhen shumë afrime. Duhen me kujdes se në këtë merkato nuk gjehen lojtarë”.

Kastrioti- “Shumë e vështirë, është skuadër e fortë dhe ka dhënë tonin në këtë edicion. Shkojmë në çdo ndeshje për të marrë maksimumin, do të shkojmë të luftojmë”, u shpreh tekniku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!