Vllaznia e ‘artë’ e Kategorisë Superiore

Nga:Isuf Myrtaj

Kategoria Superiore, java e 13-të: Vllaznia- Teuta 1-0 (Hoxhaj 59′)

Vllaznia nuk di të ndryshojë kurs dhe e bën të vogël Teutën sot në takimin e parë kalendarik të 2021-it në ‘Loro Boriçi.’

Shënon Ardit Hoxhaj pas një aksioni të shkëlqyer të udhehequr nga vetë vlonjati ndërsa kronometri ishte duke vrapuar te e 59’ta. Aq, pasi autori i 7 golave në Superiore ndërsa udhëheq listën e golashënuesëve, kryen më pas një ndërhyrje të gabuar duke merituar kartonin e kuq.

Nuk ngjet asgjë dhe Vllaznia që në këtë përballjeje me aromë titulli është e vendosur të luajë si skuadër kampione. E nisi që në pjesën e parë kur pas minutave të para, ishte diktuese në lojë e raste.

Pas kësaj ndeshjeje edhe Teuta e vetmja skuadër e elitës pa humbje deri tani, prish kolonën e skuadrave të pathyera. Për më tepër që sot ndaj Vllaznisë nuk bëri asgjë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!