Avdiaj: Erdha te Vllaznia

Albion Avdijaj ndërron skuadër në pak kohë. Erdhi me bujë te Tirana por nuk bindi aq sa disa herë u tha se lojtari ka mbyllur bashkëpunimin.

Sot sulmesi ka dalë para mediave në Shkodër duke pranuar se ka gjetur akordin me Vllazninë e Tomas Brdariç me të cilin deklaroi se njihej prej kohësh.

“Tirana? Nuk kam çfarë të them më për atë që ka ndodhur, nuk më intereson më. E kam mbyllur atë kapitull e do të shoh përpara.

Mesazhin tim duhet ta tregoj në fushë. Vllaznia është në vendin e parë, kam parë ekipin si luan. Jam prej 2-3 muajsh në kontakte me Tomas e të gjithë, e kam pasur trajner te ekipi i dytë i Volfsburg. Kam besim nuk kam çfarë flas më shumë e ta shoh në fushë.

Golat? Nuk ka premtim kurrë, duhet ta tregoj në fushë. Do ta shohim aty.

A është Vllaznia për titull? Po, kam besim, se e di se si punon prfesori dhe kam pare ndeshjet e ekipit dhe shoh se janë ekip që duan të gjithë bashkë të arrijnë diçka”, tha Avdijaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!