Teleteksti i mbrëmjes…

727: Sindrit Guri pjesë e Ostende në Belgjikë, ka hedhur poshtë zërat për një kthim të shpejtë te Vllaznia.

727: Nga Amerika drejt Korçës. Vangjel Zguro firmos për 6 muaj me Skënderbeun. Nesër lojtari që ka mbatur veshur fanellën e Luftëtarit dhe Kukësit pritet të dalë në seancë me bardhekuqtë që pralelisht kanë larguar Amer Dukën, Govorin dhe Çelajn.

727: Mbetet për tu konfirmuar por Valentino Murataj nga Bylis shumë pranë kalimit te Partizani.

727:Renato Spahiu është një tjetër futbollist që firmos sot për një skuadrër të Superiores. Lojtari i rritur në Greqi, më parë provoi një aventurë të shkurtër te kurbinasit ndërsa sot firmosi për Bylis.

727:Te Flamurtari rikthehet Shpëtim Moçka. Portieri i eksperiencës së madhe afrohet te grupi i skuadrës së Dritan Resulit.

727:Ndërkaq ka lëvizur edhe Tomori i Beratit në Kategori të Parë. Ish-mbrojtësi i Laçit, Endrit Marku (19 vjeç) i është bashkuar skuadrës së Bledar Sinellës.

727:Alfred Allamani, ish-sulmuesi i Turbinës. një njohje e vjetër e Sinan bardhit teksa e promovoi si lojtar por dhe si trajner, merr timonin e Turbinës së Cerrikut. Allamani ka trajnuar edhe skuadrën U21 të klubit të drejtuar nga Gentian Gjoka.

727: Shkodrani Behar Ramadani është transferuar në Kosovë, ku do luajë për Drenicën që drejtohet nga Bledar Devolli. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!