Plaku te Teuta, presidenti pohon…

‘Supersport’, raportoi fillimisht se Sabian Lilaj kishte mbyllur gjithçka me Teutën por më pas lajmi figuroi një “fiasko” pasi ishte vetë presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelli që tha se Teuta nuk ka në plan korçarin.

Në fakt, raportimi ishte i saktë por vetëm sa i takon një afrimi të ri te durrsakët. Dhe bëhëj fjalë për Sebino Plakun. Lajmi u konfirmua nga vetë presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, nga tribuna e ‘Loro Boriçit’.

Ndërkaq 35 vjeçari Sebino Plaku ka një eksperiencë të madhe në Shqipëri, pasi ka veshur në 2005-ën fanellën e Laçit e më pas të Partizanit, Apolonisë, Dinamos, Tiranës, Skënderbeut, Kamzës, Kukësit dhe së fundi Kastriotit.

Pa folur këtu për aktivizime në Kosovë apo Norvegji e Poloni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!