Java e 9-të, supersfida gjëndët në Laç

Për të mbyllur fazen e parë të edicionit të 82-të Kombëtar të Futbollit, skuadrat lipset të luajnë nesër aktin e nëntë sezonal.

Vllaznia kryesuse udhëton drejt Laçit në provën e radhës serioze jashtë shtëpie. Kurbinasit si sipas përditësimit të ‘Transfermarkt’, pozicionohet si klubi më i shtrenjtë në Superioren aktuale me vlerë 5.25 milion euro duket se do ta kenë shansin e fundit për të treguar vlerat që mbartin.

Nëse Tomas Brdariç tha sot se udhëton drejt Laçit me pretendime për fitore, homologu i tij te bardhezinjtë Shpëtim Duro, në debutimin shtëpiak me Laçin kërkon të marrë fitorem e parë si timonier me kurbinasit.

Ndeshje me pritshmëri të lartë edhe Kastrioti- Kukësi. Për ta konfirmuar këtë duhet që krutanët pritës të sillen si javët e para kur shumë ekipe njohën forcën e skuadrës së Ndreut. Për Kukësin fitorja ngjan me domosdoshmërinë e një klubi pretendent.

Skënderbeu-Tirana një betejë që dy teknikët do të dëshironin ta fitonin me çdo kusht. Ahmataj përpos rritjes në klasifikim të Skënderbeut, për të treguar se ai ‘vlen’.Po dhe Dede për të ‘rimbursuar’ pikët e një Tiranë jo të qëndrueshme javët e para.

Apolonia-Teuta sfidë mjaft interenate. Vendasit me ndyshime në pankinë për ti ikur fundit. Do duhet të ndalë Teutën e mësuar me barazime. Në anën tjetër durrsakët për ti dhënë një goditje ‘tersit’ emarrë tri pikë. Në bord veç Martinit trajner, këtë radhë edhe Starova. Si drejtor teknik…

Partizani ka punë më Bylis në ‘Elbasan Arena’. Ndeshja e fundit e ditës. Të kuqtë pas atij dështimi në Shkodër dhe Bylis që sa herë nuk merr rezultat, ka diçka për të thënë për gjykimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!