Laçi i Duros dhe mungesa e Nuabuezes

Në Laç janë të bindur se ndaj Vllaznisë do të ruhet tradita e vitëve të fundit…

Në 6 edicione të fundit, gjithnjë kurbinasit e kanë mundur Vllazninë duke qënë mjaft dominantë në lojë e shifra.

Sidoqoftë nesër duke nisur nga ora 13:45, ky derbi pritet të jetë me ndyshe. Edhe pse te Laçi janë afruar disa lojtarë cilësorë ende nuk kanë treguar se bëjnë diferencën. Rrumpalla me stafet ‘ik e hajde’ më në fund ja kanë lënë vendin qetësisë dhe një usta si Shpëtim Duro, ka marrë në duar timonin kurbinas.

Në fakt, Duro dha shënjën e parë të dielën në Durrës teksa me një konfigurim të ri, por shumë pragmatist, arriti të marrë një pikë në debutim ndaj Teutës.

Nesër, me shumë gjasë, Laçi në kërkim të triumfit,nuk do mund të ketë sherbimet e Turkajt dhe Lukas Ramos por ajo që duket si mungesë determinante lidhet me sulmuesin kryesor Kirian Nuabueze.

Sipas lajmëve të fundit nga kampi bardhezi, Nuabueze ka shqetësime në gju dhe aktivizimi është në përqindje minimale.Lajm i mirë kthimi i Albion Markut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!