Dede: Nostalgji për Korçën, dua fitoren

Tirana pas dy fitorëve radhazi nesër udhëton drejt Korçës teksa përballë do të ketë Skënderbeun, Trajneri i bardhebluve, Nevil Dede doli sot në konferencën e zakonëshme për shtyp dhe foli rreth gjëndjes së skuadrës dhe objektivit të kësaj transferte. Përkon me javën e fundit të fazës së parë me tiranën që pozicionohet në vendin e 4-ët me 12 pikë.

Nevil Dede:

Skënderbeu? 

“Me rëndësi është ta vlerësojmë. Respektojmë kundërshtarin dhe historinë që ka, si dhe atë që bëjnë. Janë një ekip që po mundohen të bëjnë gjëra të mira. Shkojmë në një qytet që ka bërë histori, por shkojmë me objektiv maksimal. Uroj të shkojë gjithçka fair-play. Kam nostalgji për ata periudhë që kam punuar atje. Është garë dhe duam të fitojmë.”

Kreu?

“Po mendojmë vetëm për ndeshjen me Skënderbeun. Pa kaluar ajo ndeshje nuk mendojmë për të radhës. Normalisht është një periudhë me shume ndeshje. Rezultatet i japin besim ekipit. Me një klimë pozitive lojtarët japin më të mirën. Do mundohemi të jemi pozitivë. Ana psikologjike është e mirë, por duhet të mundohemi të shënojmë sa më shpejt edhe më shumë. Kemi elementë të rinj që duan qetësi dhe minuta.”

Sulmi?

“Sasraku është lojtar i rëndësishëm për skuadrën. Ka ndihmuar ekipin, por duhet të nisë edhe të shënojë. Më pas do ketë tjetër rendiment. Edhe skuadrën e ndihmon. Sa i takon Muçit, ai po rritet nga ndeshja në ndeshje. Shifrat i kemi të mira në aspektin e mbajtjes së topit, apo gjuajtjeve në portë. Nuk është e nevojshme të shënojnë vetëm sulmuesit. Po shënon edhe Batha, edhe mbrojtja po bën mirë. Gjithashtu edhe portieri po bën ndërhyrjet e tij në momente të caktuara.”

Vllaznia për titull? 

“Rivalë për titull janë disa. Di që kanë bërë pikë, vetëm kaq. Nuk më takon të bëj rolin e analistit. Nuk e kisha parashikuar këtë ecuri, por nuk jam Zoti dhe nuk di gjithçka. 

Humbja me Vllazninë peng? 

“Kur humb në fund të vjen keq, por vetëm kaq. Më intereson ndeshja e radhës për momentin, si dhe skuadra ime”, Nevil Dede.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!