Sektori i Edukimit, rinovon liçencat…

 Rinovimet do të kryhen pranë Federatës Shqiptare të Futbollit në datat 1-5 shkurt 2021.

FSHF në një njoftim të ditës së sotme bën me dije se të gjithë trajnerët përgatitës atletikë, paisur me liçencë që nga 2007-ta deri në 2018-ën, ftohen të rinovojnë liçencat e tyre.

Njoftimi:

Sektori i edukimit pranë FSHF, njofton datat e rinovimeve të liçencave për të gjithë trajnerët e përgatitjes atletike, të cilët janë liçencuar në periudhën 2007-2018 përmes kurseve të organizuara nga Federata.

Njoftohen të gjithë trajnerët e licencuar të përgatitjes fizike se rinovimet do të kryhen pranë Federatës Shqiptare të Futbollit në datat 1-5 shkurt 2021.

Pjesëmarrja është e detyrueshme, pasi në rast mos-rinovimi do të anulohet liçenca për këtë kategori trajnerësh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!